Një akt i vogël por që shpëton jetë. Më në fund, komuna e Prishtinës po përpiqet të zgjidhë problematikën në një ndër nyjet me të rrezikshme në kryeqytetin kosovar për kalimtarët.

Komuna e Prishtinës ka vendosur që këto ditë në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu”, “Eqrem Çabej”, “Enver Maloku” e “Hajrullah Abdullahu” të vendosen semaforët.

Vendosja e tyre pritet të lehtësojë kalimin e rrugës për dhjetëra banorë të zonës së populluar. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ky kryqëzim është një zonë ku ndodhin shpesh aksidente dhe në konsultim me policinë dolën në përfundimin se duhet rregulluar qarkullimi me semafor.

Në zonë ndodhet edhe një kompleks sportiv që frekuentohet nga shumë fëmijë.

Top Channel