LVV ankohet në Gjykatën Supreme, Kryeziu: LVV ka për qëllim zvarritjen e certifikimit të rezultateve

29/10/2019 17:59

Rikujtojmë edhe njëherë se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.

Por pro vendimit të PZAP-së është Instituti Demokratik i Kosovës.

Nga ky institut, Ismet Kryeziu thotë se LVV-ja me këtë veprim ka për qëllim shtyrjen e certifikimit të zgjedhjeve

Sipas tij, nëse duan të merren parasysh votat edhe në rastet kur vonohen shkak i postës, atëherë duhen bërë reforma zgjedhore.

Gjatë ditës, presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, e cila e ka informuar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që do t’i hap rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë se re.

Alberta Hashani

Top Channel