Beteja me protestuesit ka sjellë përcarje në radhët e policisë në Hong Kong. Kriza e fundit politike në territor, gjatë të cilës forcat e rendit kanë përdorur dhunën mbi tubuesit që kërkojnë mbrojtjen e lirive themelore, e ka vendosur përpara një sprove të vështire besimin e një pjese të efektivëve tek forca e sigurisë, së cilës i përkasin.
“Policia duhet të mbrojë qytetarët, ndërsa ne jemi kthyer në një mjet i autoriteteve për” mirëmbajtje të qëndrueshme “, tha një prej tyre, Larry Yeung.
“Zyrtarët tanë të lartë fshihen dhe ne jemi bërë mburoja e tyre,” shton ai. Armiqësia mes policisë dhe qytetarëve është rritur në përmasa alarmante pasi sasi gjithmonë e më të mëdha gazi lotsjellës, plumba gome, rrahje e pompash uji janë përdorur për të frenuar turmat e pakënaqura.
Në 1 tetor, policia gjuajti për herë të parë me plumba të vërtetë, duke plagosur një 18-vjeçar në gjoks. Tre ditë më vonë, një 14-vjeçar u qëllua në këmbë. Në katër muajt e fundit janë kryer më shumë se 2,700 arrestime. Nga ana tjetër, edhe veprimet e protestuesve janë radikalizuar, e aktivistë me maska në fytyrë kanë qëlluar forcat e rendit me tulla dhe shishe benzine.
Qarkullojnë fjalë për vdekje të mbuluara, dhe abuzime fizike e seksuale në një komisariat, e këto e kanë shtuar shqetësimin e një pjese të policëve, të cilet nuk pajtohen me sjelljen e kolegëve te tyre.
Top Channel