E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Përsëri ka pasur debate të ashpra mes Berat Buzhalës dhe Baton Haxhiut në Open në Top Channel.
A do të ketë një konkurrencë mes Ramës dhe Albin Kurtit? E pyeti Eni Vasili, Berat Buzhalës.
Po do të ketë konkurrencë mes tyre sepse është Rama që e ka nisur i pari konkurrencën. Rama e ka nisur kur u bë palë me ndryshimin e kufijve me Thaçin e Vuçiçin. Futi dhe 2 ministra në qeveri- tha Buzhala.
Debati i fortë mes Haxhiut dhe Buzhalës nisi kur gazetari Berat Buzhala përmendi ministrin Gent Cakaj.
Nuk e di si mundet një person publik të flasë me këtë gjuhë për një ministër- tha Baton Haxhiu.
Pse, çfarë ka? Vetëvendosja ka deklaratë për Gentin, e quan “Kali i Trojës”. Pse smundemi ne me e përmend dhe me e kritiku të madhërishmin Gent?
Në qoftë se unë do të isha në vend të Gent Cakajt ju dhe Vetëvendosja duhet të jeni në gjyq për gjuhën e përdor- tha Baton Haxhiu.
Top Channel