Pas 23 vitesh duke fluturuar në qiejt e botës, një avion Fokker 100, ka gjetur vendin e prehjes në një fushë, në një fshat në Kroacinë veri perëndimore. Atje, avioni po përshtatet tani në një ambjent aspak të zakonshëm për festa.

“Për shkak të përmasave të mëdha të tij, një shtrirje krahësh prej 28 metrash dhe një gjatësi prej 34.5 metrash, na u desh ta ndanim atë në disa pjesë dhe ta transportonim me tre trajlera specialë. Vetëm transporti zgjati për pesë ditë”, thotë pronari.

Pronari i avionit, Robert Sedlar, thotë se tani po punojnë për sistemimin e tij. Ai sqaron se do të riparohen pjesët e dëmtuara të trupit të avionit para se ai të lyhet dhe ndërkohë do të punohet edhe për dekorimin e brendshëm.

Ai mendon që avioni tashmë në pension të përdoret për festa ditëlindjesh të fëmijëve, evente të ndryshme e pse jo, edhe ceremoni dasmash. Në kabinë madje do të vednosen edhe dy simulues fluturimesh, që do të argëtojnë jo pak fëmijët.

Ardita Becolli

Top Channel