25/11 08:12
Ish-aktori i Lion King, Andile Gumbi ka vdekur pasi pësoi një arrest kardiak në Izrael javën e kaluar.
Gumbi, 36 vjeç, ishte në Izrael duke luajtur rolin e mbretit Nebu në Daniel The Musical, në Teatrin e Jeruzalem.
Në një deklaratë thuhej:
“Me trishtim të thellë ne ndajmë lajmin që Andili ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Andile mori kujdesin më të mirë mjekësor të mundshëm.
“Ne kërkojmë që familjes t’i jepet hapësirë për tu pikëlluar dhe që privatësia e tyre të respektohet gjatë kësaj kohe të vështirë.
“Familja do të bëjë një deklaratë në kohën e duhur,” tha ekipi prodhues i “Daniel The Musical”.
Top Channel