Presidenti i Maqedonisë së Veriut Pendarovksi vizitoi Shqipërinë me ftesë të presidentit Ilir Meta. Në konferencën e përbashkët presidenti i Maqedonisë së Veriut u shpreh:
Falenderoj Metën për ftesën për të vizituar Shqipërinë që është një vizitë e denjë për dy vende fqinje. Marrëdhëniet tregojnë se ka një bashkëpunim të mirë mes dy vendeve”- tha Pendarovski.
“Po realizojmë një bashkëpunim frutdhënës për reformat zhvëllimore. Në takim informova presidentin Meta për takimin që kemi mbajtur më herët me liderët e mëparshëm ku ramë dakort për të vazhduar rrugën europiane dhe të vazhdojmë përpjekjet për t’i bindur liderët e BE-së që hapja e negociaatve shërben për stabilitetin dhe zhvillimin e vendeve”- vijoi më tej Pendarovski.
“Mbështetja e Shqipërisë për në NATO është një mbështetje me rëndësi të veçantë dhe kjo mbështetje duhet të vazhdojë edhe në vazhdim. U dakordësuam që bashkëpunimin duhet të bëhet edhe në fushën ekonomike. Desha të theksoj se shkëmbyem informacione për minoritetin maqedonas në Shqipëri dhe minoritetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, grupe që shërbejnë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve”-u shpreh Pendarovski.
Top Channel