Këtë të shtunë në Pop Culture në Top Channel ka qenë e ftuar moderatorja e “E diell” Alesia Bami.
Alesian jemi mësuar ta shohim gjithmonë në super formë dhe këtë herë ajo ka zgjedhur të vishet një lloj si në përditshmërinë e saj. Veç kësaj Alesia është përfolur gjithmonë për punën e saj dhe madje shpeshherë është aluduar se Alesia kishte ecur fale dikujt tjeter, por ne fakt jo.
Nisur nga kjo gazetarja Kilda Hysenbegasi ka pyetur Alesia se çfarë mendimi ka ajo për vajzat që duan të bëjnë karrierë nëpërmjet një mashkulli. Moderatorja është shprehur se nuk është kjo një zgjedhje e duhur, sepse nëse mundohesh të zgjedhësh rrugën e shkurtër ndonjëherë të del më gjatë.
“Nëse ka diçka që të pëlqen lodhu për atë gjë, studio për atë dhe do ta arrish, nuk ke pse zgjedh rrugën e lehtë. Unë jam lodhur që e vogël. Kur kam qenë e vogël, ne jetonim në shtëpinë që është afër Krujës, dikur isha unë ajo që merrja çantën në kurriz, hipja në autobus, ikja mbaroja shkollën, kurset e baletit dhe mbaroja super vonë, kur kthehesha më zinte gjumi ne autobus. Madje autobusi më çonte ndonjëherë deri në Fushë Krujë dhe unë zgjohesha dhe merrja duke qarë në telefon tek shtëpia u thoja: kam humb, kam arrit Fushë Krujë”- ka treguar Alesia duke qeshur…
E pra, e shihni që dhe Alesia ka kaluar disa vështirësi për të arritur dhe plotësuar dëshirat e saj.
Top Channel