Partizani ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook” në lidhje me lajmin e dhimbshëm të vdekjes së Renis Muçës. 14-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte aksidentit të rëndë të ndodhur në muajin korrik, vogëlushi qëndroi 3 muaj në koma dhe nuk arriti të mbijetonte.

Ekipi i kuq bëri një reagim të ndjerë duke i shprehur ngushëllimet familjes Muça.

“FK Partizani përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Muça , për humbjen e Renisit.

Tifozi 14 vjeçar, pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi për tre muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Turqi. Do mbetesh gjithmonë pjesë e familjes së kuqe Renis”.

Tifozi i vogël i Partizanit Renis Muça ka ndërruar jetë pas një lufte tre mujore për të shpëtuar. 14 vjeçari është aksidentuar në korrik ku mori dëmtime të mëdha. Klubi i Partizanit bëri të pamundurën për ta dërguar të riun në Turqi për një trajtim të specializuar.

Vogëlushi qëndroi tre muaj në koma por fatkeqësisht nuk ja doli të shpëtonte. “Ultrasit Guerrils” kanë publikuar lajmin e dhimbshëm përmes një postimi:

“Ndiejmë keqardhje të thellë kur japim këtë lajm të rëndë… Renisi nuk ja doli! Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi tre muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka humbur jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14 vjeçare… Ngushëllime sinqerta familjes së Renist nga e gjithë familja e madhe e kuqe! U prefsh në paqe engjëll”.

Top Channel