Teatri edukativ i kukullave sjell buzëqeshje te fëmijët e kampit në veri të Sirisë (fotot)
23/11 19:25
Pamje fantastike nga ajri tregojnë liqenin e parë të artificial të sërfit që është hapur në Angli.
Investimi ka kushtuar rreth 30 milionë euro dhe mund të krijojë 1000 dallgë në orë, me lartësi 2 metra.
Për ta ndërtuar këtë liqen në Ist Komton të Bristolit janë dashur nëntë vite punë.
Brenda janë hedhur 26 milionë litra ujë, dhe dallgët 2-metroshe vijnë çdo 8 deri në 10 sekonda.
Rrethinat e liqenit artificial do të kenë edhe një restorant, dyqane e hotele.
Një tjetër liqen i ngjashëm do të ndërtohet në Londër, në vitin 2023, ndërkohë që i pari është hapur në Uells, që në gusht të vitit 2015.
Top Channel