Striptistet që performojnë në njërin prej klubeve më të famshëm në botë kanë zbuluar se shuma që ato mund të fitojnë arrin deri në 8.000 dollarë brenda një nate, por në fund të muajit nuk kursejnë asnjë prej tyre!

Si rrallë herë, një grup kameramanësh u lejuan brenda “Magic Cty”, në Atlanta, ku bashkëbiseduan me striptiste, të cilat shprehen se fitojnë mbi 100,000 dollarë në vit nga dokumentarët ku ato performojnë.

Shikuesit kanë mbetur të tronditur nga shuma marramëndëse që këto gra çojnë në shtëpi, shpesh herë pas ahengjeve me LeBron James, Kaney West, P Diddy,Kevin Hart dhe Rihana.

Një prej striptisteve, Sequenta, pranoi se shumë nga koleget e saj nuk arrijnë të kursejnë nga fitimet e tyre të majme, dhe detyrohen që njëkohësisht të kryejnë punë më kohë të plotë, për të siguruar të ardhmen e tyre.

Ajo shpjegon se përfundojnë duke shpenzuar gjithçka fitojnë sepse mësohen me një lloj jetese të caktuar dhe nuk ka më kthim mbrapa!

FOTO GALERI
2/7

Top Channel