Edhe sivjet, Monako organizoi panairin më të madh në otë të jahteve, i cili joshi VIP-a të pasur që u mblodhën për të parë lodrat e reja që mund të blinin.

Monako është një qytet-shtet i vogël në rivierën franceze që njihet për hotelet luksoze, kazinotë dhe jetën e pasanikëve.

Jahti më i madh që ishte te ky panair quhej Tis, dhe ishte 111 metra i gjatë, i ndërtuar si një vilë e dytë për një banor të vetë Monakos e që preferonte të qëndronte anonim.

Jahti i ndërtuar nga Lyrssen ka gjashtë kuverta, dy pista helikopteri, një pishinë 13 metra të gjatë, hamame dhe dhoma çaji të stilit francez.

Ky jaht mban luks aq të veçantë brenda sa duket vërtet si një vilë lundruese.

Aj.P

FOTO GALERI
30/34
Ishte jahti më i madh ky dhe panair quhej Tis, dhe ishte 111 metra i gjatë, i ndërtuar si një vilë e dytë për një banor të vetë Monakos e që preferonte të qëndronte anonim. Me dhjetëra gazetarë u ftuan ta shohin jahtin, por më parë duhej të hiqnin këpucët për të mos ndotur kuvertën ende të re.

Top Channel