Policia britanike nuk ka arritur ende të identifikojë shtetësinë e 39 viktimave të gjetura brenda një kamioni në jugperëndim të vendit, të cilët dyshohen se janë emigrantë. Pippa Mills, zv.Shefe e Policisë në Grays theksoi se të gjithë personat brenda në kamion kanë ndërruar jetë.
E pyetur nëse autoritetet kanë arritur të zbulojnë shtetësinë e viktimave, Mills tha se kjo ka qenë e pamundur, por Policia e ka vendosur prioritet kryesor identifikimin e trupave.
Policia e Essex deklaroi më herët se ka qenë shërbimi i ambulancës që e lajmëroi në orën 1:40 për një kamion të mbushur me njerëz, që qëndronte brenda parkut industrial të Waterglade. E pyetur se kush e ka njoftuar ambulancën, zyrtarja e policisë tha se nuk e kishte ende këtë informacion.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka deklaruar se Ambasada në Londër po bashkëpunon me autoritetet për ngjarjen, pasi kamioni besohet se ka mbërritur pikërisht nga shteti ballkanik.
Zona e Essex është populluar kryesisht nga emigrantë me prejardhje nga Bangladeshi, shtet në Azi, gjithsesi, autoritetet vendase nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi shtetësinë e viktimave.
39 viktima/ Kamioni bullgar hyri nga Uellsi, e paqartë rruga që ka ndjekur
Top Channel