Në javën e parë të nëntorit do të nis vaksinimi i popullatës, ndaj virusit të gripit. Grupeve të riskut siç janë gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, fëmijët 0-5 vjeç dhe bluzave të bardha do ti shtohen dhe shkollave apo edukatoret e çerdheve dhe kopshteve.

“Pikërisht në atë moment vjen edhe vaksina e gripit, që vjen falas për grupet e riskut dhe punonjësit shëndetësor. Natyrisht, ne këtë vit po promovojmë edhe vaksinimin e fëmijëve edhe të mësueseve të shkollave edhe edukatorët e çerdheve edhe shkollave, sepse janë një kontigjent shumë i rëndësishëm, sepse kujdesen për fëmijët dhe janë në kontakt me ta”, shprehet Silva Bino.

Në Shqipëri ënde nuk qarkullon virusi i gripit, ndonëse në vende fqinje si Itlaia, janë shfaqur rastet e para. Vaksina e këtij viti përmban shtame të virusit A dhe B.

“Ne nuk kemi regjistruar raste me grip, por ka një qarkullim të virozave respiratore, rrufës, që shpesh njerëzit e ngatërrojnë me gripin”, ka shtuar Silva Bino.

Drejtuesi i organizatës botërore në Shqipëri bëri thirrje që mjekët e mos përdorin antibiotikë për trajtimin virusit të gripit, fenomen i cili duket se nuk është vetëm shqiptar.

“Gripi është një sëmundje virale, dhe këto sëmundje kanë trajtime të ndryshme, ndërsa antibiotikët përdoren për simptoma të tjera. Mjekët në të tilla raste nuk duhet të japin antibiotikë, por ndodh që qytetarët të shkojnë vet në farmaci dhe të marrin vetë antibiotik pa rekomandimin e mjekut. Ky nuk është vetëm fenomen shqiptar, pasi ndodh në të gjithë botën” ka thënë Raul Gonzales Montero, drejtor i OBSH.

Drejtues të Institutit të Shëndetit Publik dhe ekspertë të Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP kërkojnë bashkëpunimin e popullatës dhe bluzave të bardha për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit të gripit në popullatë.

Alma Demiraj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA