Informacionet që vijnë nga Britania e Madhe mbi vdekjen e 39 personave brenda një kamioni janë ende të pakta. Autoritetet po hetojnë mbi ngjarjen tragjike, por deri më tani kanë bërë të mundur vetëm arrestimin e shoferit të kamionit, një 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut.

Kamioni u gjet në parkun industrial të Waterglade, në qytetin e Essex në jug të vendit.

Ndonëse është arritur të konfirmohet se kamioni vjen nga Bullgaria, policia thotë se procesi i identifikimit të viktimave do të marrë kohë. Viktimat janë burra dhe gra, ndërsa një prej tyre është adoleshent

Mësohet se kamioni ka hyrë në Britani nga porti i Holyhead, në Uells, 300 milje larg nga vendi ku u identifikua nga autoritetet. Edhe pse anijet në këtë port vijnë kryesisht nga Irlanda, mbetet ende e paqartë se cilin intinerar ka ndjekur kamioni për të mbërritur deri në Britaninë e Madhe.

  Pamjet e kamionit ku u gjetën 39 viktima/ Policia: Në orën 1:40 morëm një telefonatë

  Policia britanike nuk konfirmon shtetësinë e viktimave: Nuk dimë as kush e njoftoi ambulancën

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA