“T’i ofrosh biznes vajzës, e të mendosh se e ke mirë me Trump është naive”, politologia nga Harvard-i në ‘Top Story’: Lëvizje e zgjuar nga Rama, por me kosto 22/01 22:47
Ajo që bëri Bashkimi Evropian është e padrejtë dhe shpresoj që së shpejti të kuptojë se ka bërë një gabim historik, deklaroi lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras në intervistën për TV Krit, i cili foli edhe për perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen e Prespës.
“Është e padrejtë ajo që bëri Bashkimi Evropian. Shpresoj që së shpejti BE-ja ta kuptojë se ka bërë një gabim historik”, theksoi ai.
Ciprasi e komentoi edhe pozicionin e kryeministrit grek Micotakis për Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se ”ai thoshte se kjo marrëveshje ishte e dëmshme, katastrofale dhe tradhtuese, ndërsa tani thotë se duhet t’i përmbahemi asaj dhe ta respektojmë”.
Top Channel