Albin Kurti festoi të dielën në Tiranë fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Ftesës së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë për të festuar me kryetarin Kurti, iu bashkuam me dhjetëra dhe qindra banorë të Tiranës.

Siç shihet edhe nga fotot, një numër i konsiderueshëm njerëzish iu bashkuan festës së Vetëvendosjes.

Kjo parti nuk pranon ende se do të bëhet pjesë edhe e zgjedhjeve në Shqipëri, por drejtuesit e qendrës në Tiranë nuk e përjashtojnë këtë mundësi nëse, siç thonë ata, vjen si kërkesë e qytetarëve.

Gjatë takimit, Albin Kurti theksoi se “tash e tutje çdo fitore e Lëvizjes duhet festuar edhe në Prishtinë edhe në Tiranë, pasi kjo nuk është fitore e jona për vete, por për të gjithë ata që kërkojnë drejtësi, zhvillim e bashkim”.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel