“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Përshëndetja ushtarake me flamur turk e bërë nga disa nxënës në Kosovë, ka shkaktuar reagime të shumta. Këshilli i Prindërve të Kosovës thotë se po e ndjek me vëmendje këtë ngjarje të ndodhur në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren.
Këshilli, veprimin e konsideron të papërgjegjshëm nga ata që “kanë manipuluar më nxënësit”.
“Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon nga secili qytetarë, i cilësdo përkatësie etnike, që mos të manipulojnë me nxënësit për interesa çfarëdo qofshin ato. Nxënësit shkollën e kanë vend edukimi e arsimimi, asgjë më shumë”, thuhet në reagim.
Këshilli kërkon nga autoritetet që të marrin veprime konkrete ndaj atyre personave që kanë nxitur nxënësit për këtë veprim.
Top Channel