Vjeshta ka intensifikuar edhe virozat që qarkullojnë në vendin tonë. Ndonëse po kalojmë ditë me mot të ngrohtë dhe diell, darkat dhe mëngjeset janë më të freskëta ku nënat duhet të bëjnë kujdes me fëmijët e vegjël.

Në urgjencën e pediatrisë në QSUT ka fluks të shtuar fëmijësh që paraqiten me simptoma si grykë, të vjella dhe temperaturë. Për shkak të fluksit prindërit i streson përveç së gjendjes së fëmijës edhe pritja e gjatë për të kontaktuar mjekun.

Nëpër qendrat shëndetësore të cilat janë hapur edhe në ditë pushimi situata është e qetë megjithatë mjekët thonë se gjatë javës është vënë në rritje e numrit të fëmijëve që paraqiten.

Për të evituar rradhët e gjata prindërit nuk duhet t’i çojnë fëmijët e tyre direkt në urgjencë kur përballen me një temperaturë e cila mund të menaxhohet në kushte shtëpie apo në rastin e më të mirë të paraqiten në qendrat shëndetësore të cilat janë hapur edhe gjatë ditëve të pushimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA