Punë pa Teka/ Kristi Gongo mbyll sezonin e tretë me një mesazh: Çdo punë e ndershme duhet respektuar

21/07/2026 22:43

Emisioni “Punë pa Teka” në Top Channel ka mbyllur sezonin e tij të tretë, duke i dhënë fund një tjetër rrugëtimi që solli në vëmendje historitë e profesioneve dhe sfidat e përditshme të punës.

Në mbylljen e emisionit të fundit, autorja Kristi Gongo falënderoi publikun për mbështetjen gjatë sezonit, duke theksuar se qëllimi i emisionit ishte të pasqyronte realitetin e punës dhe të promovonte respektin për çdo profesion të ndershëm.

“Arritëm në fund të sezonit. Faleminderit. Çdo profesion ka një histori. Çdo ditë pune ka sfidat, sakrificat por edhe krenari. Ne u përpoqëm t’ju sjellim nga afër këtë realitet, ashtu siç është. Ua shpalosëm edhe të rinjve. Faleminderit që ishit me ne në ‘Punë pa Teka’. Çdo punë e ndershme duhet respektuar”, shprehet Gongo.

Deklarata e saj u shoqërua edhe me një mesazh emocional nga një prej nxënëseve pjesëmarrëse në emision, e cila u shpreh: “Do na mungojë ‘Punë pa Teka'”, duke përmbledhur ndjesinë e shumë ndjekësve pas mbylljes së sezonit.

Top Channel