Në emisionin Top Talk në Top Channel, Rudina Hajdari theksoi se sa i përket sistemit zgjedhor, “çdo lloj reforme do të kalojë në Parlament dhe do të shikohet nga Komisioni për Reformën Zgjedhore”.
“Nëse opozita është bërë pak më e përgjegjshme për t’ju përgjigjur thirrjes sonë për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe ndryshimit të sistemit, ne i mirëpresim opinionet e tyre”, u shpreh kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat.
Hajdari deklaroi se opozita parlamentare e ka gati propozimin për sistemin zgjedhor, duke vendosur sistemit proporcional kombëtar me lista të hapura.
“Ne do të kemi një propozim konkret që është sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura. Koha është e shkurtër dhe ne duhet të veprojmë shumë shpejtë”, tha ajo.
Sipas deputetes, shumë prej anëtarëve të opozitës jashtë parlamentare janë pro ndryshimit të sistemit dhe mbështesin sistemin me lista të hapura.
Rudina Hajdari në Top Talk: Dështimi i negociatave, të dorëhiqet Cakaj
Top Channel