Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë.
Lëvizja Vetëvendosje është e para në rezultatet e deri më tanishme, gjithsej 2237.
Pason LDK me 921, PDK ka 731, koalicioni AAK-PSD ka 350 vota dhe koalicioni NIMSA-AKR-PD 326 vota.
Në këtë proces nuk janë përfshirë pakot me fletëvotime që kanë ardhur pas afatit ligjor.
Sipas KQZ-së, janë mbi 2 mijë e 600 pako me fletëvotime nga diaspora janë refuzuar pas procesit të vlerësimit.
Numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve bëhet në 23 tavolina numërimi.
Rezultati i këtij numërimi do të përditësohet kohë pas kohe në tabelën e QNR-së.
Ndryshe, të gjithë shtetasit e Kosovës në diasporë kanë mundur të votojnë përmes postës gjatë periudhës së votimit nga 19 shtator deri 5 tetor 2019.
Top Channel