Duke gjykuar nga këto fotografi, coupe-ja e re me katër dyer, ka adoptuar modelimin e Serisë së re 1, e cila bazohet në të.
Kjo do të thotë që edhe kjo BMW do të ketë motor të përparmë. Mbizotërohet nga një parakolp agresiv me një marrje masive ajri përpara, ndërsa pjesa e pasme ka një vijë të çatisë në rënie që i jep një profil të hijshëm.
BMW ende nuk ka zbuluar specifikimet teknike të serisë 2 Gran Coupe, por dihet vetëm se në krye të diapazonit do të jetë M235i xDrive me 306 kuaj fuqi me motor 2.0-litra, transmeton KosovaPress.
Vetura përshpejton nga 0 deri 100 km/h për 4.8 sekonda dhe ajo do të jetë përgjigja e BMW ndaj Mercedes CLA 35 dhe Audi S3 Sedan. Spekulohet se varianti më i dobët do të jetë 228i me 231 kuaj fuqi, gjithashtu me njësinë e huazuar nga Seria 1.
Modeli i ri nga Bavaria do të prezantohet në Panairin e veturave në Los Anxhelos, në muajin nëntor.
Top Channel