Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani prej disa kohësh ka bërë publik orientimin e tij seksual për gjininë e njëjtë. Që nga ajo ditë ai komentohet dhe është kryefjala e medias rozë. 

Megjithatë një deklaratë e tij e pak kohëve me parë në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon,  ai ka marrë shumë kërcënime dhe ofendime në rrjetet sociale.

Përpos jetës personale, veshjeve e bizhuterive luksoze, ai nuk ngurroi të fliste hapur edhe për ngacmimet e shumta që i vijnë nga persona të njohur në Shqipëri, si nga showbizi ashtu edhe nga politika.

Por natyra e tij protagoniste nuk e ka lënë vetëm me kaq. Në rrjetin social instagram ai ka postuar një foto ku shihet në një tualet femrash dhe në dorë mban një buzëkuq. Mbishkrimi që ka menduar ai të vendosi është një përgjigje për të  gjithë ata që e komentojnë.

Postimi i tij:

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel