Përfshihet në sherr, humb jetën 29-vjeçari – VIDEO

12/10/2019 18:56

Braziliani 29-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi dyshohet se është sulmuar para një dyqani, një goditje brutale që e la në gjendje kome për 12 ditë.

Ivan Susin, 29-vjeç ishte ulur së bashku me miqtë e tij në një stol jashtë një dyqani me shish kebap, kur dy burra iu afruan grupit.

Sipas policisë, njëri prej burrave kishte një mjet të ftohtë në duart e tij, para se të ndodhte kaosi.

Këto pamje që do të shihni më poshtë, të marra nga 9News tregojnë se Susin afrohet pranë sherrit dhe fillon të godasë, por më pas u grushtua në fytyrë në mënyrë barbaroze. 29-vjeçari bie në tokë, përplas kokën dhe humb menjëherë ndjenjat.

Ivan u dërgua menjëherë në Spitalin e Gold Coast në një gjendje të rëndë për jetën, ku qëndroi në koma për 12 ditë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA