Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe janë tërhequr nga përpjekja e Facebook për projektin “Libra”.
Lëvizja e tyre vjen pas tërheqjes së Paypal, siç raportoi Financial Time javën e shkuar.
Kjo është një goditje e rëndë për planet e rrjetit shoqëror që donte ta niste Libran si monedhë ndërkombëtare për t’u përdorur në internet.
Projekti ka pasur vëzhgime të detajuara nga ligjvënës e politikanë, sidomos në SHBA.
Drejtuesi i Facebook, Mark Zukerberg, do të diskutojë projektin “Libra” më 23 tetor me anëtaërt e Komisionit të Shërbimeve Financiare nga kongresi amerikan.
Ligjvënësit kanë ngritur shumë pyetje në lidhje me Libran, si për shembull rreziku i madh për të ofruar një platformë për pastrimin e parave.
Mercado Pago, një kompani pagesash në Amerikën Latine, po asthu është tërhequr, duke lënë me Libran vetëm PayU, kompaninë holandeze.
Top Channel