Zv presidentja kërcënon me atentat presidentin, ‘nëse asaj i ndodh diçka’ (fotot)
23/11 17:21
Beiruti, kryeqyteti i Libanit, është një nga vendet që po e vuan mungesën e tokave dhe rritjen e popullsisë, por kjo ndërtesë ka një arsye tjetër që ka atë formë.
Kjo shtëpi është katër metra te pika më e gjerë, dhe më pak se një metër te pika më e ngushtë e saj. Shtëpia quhet “Nga inati”, dhe si e tillë njihet nga banorët prej shtatë dekadash.
Ndërtesa u ngrit në vitet 1950 si pasojë e një sherri mes dy vëllezërve. Ata nuk u morën dot vesh se si do ta ndanin tokën e trashëguar, dhe veç kësaj, ndërtimet e bashkisë ia zvogëluan pronën edhe më shumë.
Arsyeja se pse e bëri në atë formë, ishte për t’i bllokuar vëllait tjetër pamjen fantastike nga deti, për të cilën ishte bërë një pjesë e sherrit.
Top Channel