Piktori që nuk njeh moshë/ Në studion e Nestor Jonuzit, mes penelave dhe telajos
09/10/2019 21:42
Nestor Jonuzi që mban edhe titullin “Piktor i Populli” sfidon moshën. Ai vazhdon që profesionin e tij ta ushtrojë me fuqinë e ngjyrave dhe emocionin e shpirtit.
Në një ditë të zakonshme, Nestorin e gjejmë në studion e tij, mes penelave dhe bojrave, përballë telajos. Me dhjetëra janë peizazhet, portretet dhe akuarelet që gjenden në studion e tij.
Jonuzi, me një karrierë 55-vjeçare ka marrë disa çmime, deri te çmimi i madh, “Piktori i Popullit”. Punimet e tij gjenden edhe sot në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Top Channel