Top Story/ Ndëras në Gjirokastër, banorët e mbetur: Po zhdukemi si fshat, do vdesim këtu!

08/10/2019 22:13

Ndëras, është fshati i radhës, i lënë në mëshirën e fatit.

Kjo që shihni në pamje është shkolla e dikurshme. Nëse dikur gëlonte nga zërat e fëmijëve sot mban peshën e libarve dhe bankave të keqtrajtuara.
“Shkolla është braktisur dhe shkatërruar. Nuk ka fëmijë që ta frekuentojnë”, tregon Janaq Jankulla, banor i zonës.
Qëndrulla është 78 vjec dhe kujton më nostalgji kohën kur fshati ishte i populluar.

“Kam 68 vjet që jetoj këtu që në moshën 11 vjeç. Fshati ka qënë i populluar, ndërsa tani kanë ngelur vetëm të moshuar”, tregon Qëndrulla Sidheri, banore e zonës

Në fshatin Ndëras është braktisur edhe kisha. Shtrati i merimangës i krijuar në hyrje të portës flet për një braktisje disa vjeçare. Ky është Jorgji Kuro, një pensionist i cili ka dashur që të kontribuojë në zhvillimin e fshatit duke ofruar transportin për banorët çdo ditë. Edhe pse u kthye nga emigracioni me dëshirën e madhe për të ndryshuar situatën, sot ai ka mbetur i zhgënjyer nga realiteti ku jeton.

“Makina ime është bërë çdo gjë edhe ambulancë. Kishim shpresa se do të bëhej diçka për fshatin por u zhgënjyem”, tregon Jorgji Kuro, banor i zonës.

“Nuk jetoj mirë. Por këtu kam lindur, këtu më kanë vdekur prindërit e të gjithë njerzit, këtu dua të vdes dhe unë, nuk iki nga fshati”, tregon Qëndrulla Sidheri, banore e zonës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA