I gjendet 3.3 kg kanabis sativa në makinë, nën pranga 19-vjeçari
08/10/2019 16:27
Është vënë nën pranga nga Policia një shtetas në qytetin e Vlorës pasi posedonte lëndë narkotike në automjet.
Pas kontrollit të automjetit tip Opel Corsa është gjetur dhe sekuestruar 3.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale L.M., 19 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel