Një iraniane e famshme në internet për llogarinë e saj në Instagram, ku postonte foto dhe thoshte se kishte bërë operacione plastike për t’u dukur si Angelona Jolie, është arrestuar nga autoritetet e vendit të saj për blasfemi dhe llogaria në Instagram është mbyllur.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka bërë që është arrestuar, por akuzat që rëndojnë bmi të janë: blasfemi; thirrje për dhunë; përvetësim prone në mënyrë të paligjshme; fyerje e kodit të veshjes së kombit; dhe nxitje e të rinjve për të kryer korrupsion.

Sahar Tabar mori famë npër botë kur tha se kishte bërë 50 operime plastike për t’u dukur si Angelina Jolie. Megjithatë, fotot që nxori ishin në fakt me pamjen e një kufome, dhe një pjesë e mirë e komentuesve thonë që vajza nuk është transformuar vërtet në atë mënyrë.

Megjithatë, ajo vazhdoi të tërheqë njerëz dhe llogaria e saj në internet nisi të marrë famë. Edhe ajo vetë nisi të japë shenja që në fakt pamja ishte meritë e makijazheve, dhe ajo e shihte si formë arti.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA