Sot mbahen votimet në Republikën e Kosovës. Në këtë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Me anë të një postimi në facebook Thaçi shkruan sot le të fitojë Kosova. Thaçi gjithahstu bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer.

Ja statusin i plotë i Thaçit:

Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova. HTH

Top Channel