Sa janë të pasur kandidatët kryesorë për kryeministër në Kosovë?

Albin Kurti i cili kandidon për Lëvizjen Vetëvendosje, Kadri Veseli i cili kandidon për Partinë Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani kandidon për LDK-në, dhe Ramush Haradinaj kandidon nën kualicionin AAK-PSD.

Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë qenë deputetë të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kryetar i Kuvendit. Ndërsa Ramush Haradinaj kryeministër ndaj me ligj kanë qenë të detyruar Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas KALLXO.com në deklarimin e pasurisë janë llogaritur pronat, paratë dhe kreditë apo borxhet e deklaruesit por edhe të bashkëfamiljarëve të tyre.

Vjosa Osmani- 120,582 euro para në llogari bankare ndërsa vlera e pasurisë së paluajtshme shkon në 467,500 euro, por ka edhe një borxh prej 60,392 eurosh.

Albin Kurti-10,000 euro në llogari bankare, 400,000 euro pasuri e palujatshme dhe borxhe prej 270,000 euro.

Kadri Veseli-7 mijë e 333 euro në llogari bankare, ndërsa pasuria e paluajtshme 97,000 euro + 3 prona të vlerësuara me zero euro dhe borxhet në 110,935.90 euro.

Ramush Haradinaj- 71,720.20 euro në llogari bankare, pasuria e paluajtshme 944,300 euro dhe borxhet 168,463.36 euro.

Pasuria e kandidatëve dhe liderëve në Kosovë është një çështje që në fakt nuk vendos trendin e votuesit por vjen gjithnjë në vëmendje kur ata vihen në qendër të kritikave.

Top Channel