Qytetarët e Kosovës po shkojnë drejt kutive të votimit në këto zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kosova do të zgjedhë parlamentin e ri dhe një qeveri të re, sfida kryesore e të cilës do të jetë dialogu me Serbinë në një moment kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian shpresojnë që të arrijnë një marrëveshje mes dy vendeve.

Top Channel do të përcjellë këtë ngjarje orë pas ore me një grup të zgjeruar gazetarësh që tashmë ndodhen në Prishtinë. Sot do të keni mundësinë të ndiqni gjithçka direkt në transmetimet e Top News por edhe në faqen e Top Channel në internet, si dhe edicione të veçanta informative për zgjedhjet në Prishtinë.

Top Channel