Voton Albin Kurti: Sot, të gjitha partive e politikanëve ju përgjigjet populli

06/10/2019 10:06

Para pak minutave ka votuar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Pas votimit Albin Kurti dha një prononcim të shkurtër për mediat.

“Sot është një ditë e veçantë. Të gjitha partive e politikanëve ju përgjigjet populli si burim i sovranitet”,- u shpreh Albin Kurti.

“Sot s’ka rendësi a je i pasur a i varfër, a vjen nga fshati a qyteti. A ke mbaruar shkollim te lartë apo jo. Të gjithë jemi të barabartë. Të gjithë ta shfrytëzojnë këtë shans historik për nga karakteri. Le të votojmë e le të festojmë”, vijoi më tej kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur nga gazetarët nëse pas daljes së rezultateve VV do të bëjë një ofertë për LDK, Kurti u shpreh: Le të presim rezultatet e votimeve dhe të festojmë.

Top Channel