Kjo është humbja e 2-të radhazi për veri-lindorët dhe nga mundësia për t’u ngjitur në vendin e parë zbritën në pozicionin e 7-të, një tregues real ky sesa i rivalizuar është ky kampionat pasi nga i vendi i parë deri në të 7-in diferenca mes skuadrave është vetëm dy pikë.

Surpriza e kësaj jave të 7-të është padyshim Vllaznia e Mirsad Jonuz që regjistroi fitoren e dytë rresht dhe u ngjit në krye në kuotën e 12 pikëve sëbashku me Teutën, Bylisin dhe Skënderbeun.

Kukësi e nisi disi më mirë sfidën por shumë shpejt që në minutën e 8-të shkodranët zhbllokuan shifrat me një supergol të brazilianit Hygor. Skuadra e Duros nuk reagoi dot në pjesën e parë por e bëri këtë në fillimin e pjesës së dytë me një gol të të përhershmit Vasil Shkurtaj që i asistuar nga Abazaj, mposhti  Sherrin. Pak minuta më vonë Roca humbi rastin ideal për të kaluar Kukësin në avantazh teksa i vetëm përballë Sherrit e dërgoi topin pak mbi traveresë. Atëherë kur nuk pritej në minutën e 79-të pas një kundërsulmi të shpejtë Vllaznisë, Gligorov mori krahun nga e djathta dhe pasoi në qëndër të zonës për Gilman Likën me kapitenin që mposhti sërish Xhikën duke kaluar për herë të dytë në epërsi Vllazninë, avantazh që kuqeblutë e ruajtën deri në fund duke marrë tre pikë me shumë vlera dhe duke në pozita të vështira, skuadrën e Shpëtim Duros.

Top Channel