Valdedte Daka për Top Channel: Procesi i votimit i rregullt, kush ka fotografuar votën do të ndiqet penalisht

06/10/2019 15:27

Procesi i votimit po vazhdon normalisht dhe nuk ka incidente. Incidentet e vetme janë ato të fotografimit të votës por që nuk e kanë penguar si proces votimi.

Gazetari Muhamed Veliu intervistoi Kryetaren e KQZ, Valdete Daka e cila për Top Channel tha:

“Kemi pasur disa probleme të vogla, kemi pasur disa probleme të vogla teknike kështu disa vendvotime është hapur me pak minuta me vonesë. Gjithashtu kemi pasur edhe disa incidente për dokumetet që listat serbe do të përdorin për të votuar. Qytetarët që e fotografojnë votën për t’i dëshmuar partive do të ndjeken penalisht pasi fotografimi i votës është shkelje”- u shpreh Daka.

Ka pasur raportime se në listat e votuesve ka emra personash të cilët janë të vdekur, e kujt është përgjegjësia?- e pyeti Muhamed Veliu kryetaren e KQZ-së.

“Lista e votuesve me emrat e personave të vdekur është përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kush voton në emrër të këtyre personave do të ndjeket penalisht”- u shpreh Valdete Daka.

Top Channel