Prokuroria: Zgjedhjet në Kosovë pa incidente, vetëm një rast me urdhër ndalimi

06/10/2019 14:17

Prokurori i Shtetit është në përcjellje të të gjithë procesit zgjedhor. Deri më tani kemi pranuar informata të shumta por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, ka dalë në përfundimin se kemi vetëm një rast në Mitrovicën e Veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë.

Shfrytëzojmë rastin ta informojmë opinionin publik se, të gjithë personat që fotografojnë votën do të ndalohen me qëllim të verifikimit nëse kemi të bëjmë me veprën penale.

Kjo vjen për arsyen se cënohet fshehtësia e votimit.

Prokuroria njofton se për çdo informacion tjetër që do të marrë nga mediat dhe institucionet tjera, do ti verifikojë. Gjithashtu prokuroria shprehet se deri më tani nuk ka incidente për ndonjë vepër penale lidhur me zgjedhjet.

Top Channel