Politikanja serbe pas votimit: T’i japim fund dhunës së Beogradit

06/10/2019 13:16

Koalicioni “Liria” edhe një herë u ka bërë ftesë qytetarëve që të mos bien pre e presionit te Beogradit. Politikania, Rada Trajkoviç ka thënë se në këto zgjedhje ka ardhur koha që ulëset e këtij komuniteti në kuvend t’i zë dikush tjetër.

Nenad Rashiq për Top Channel tha: Presioni serb është i madh prandaj kemi kaq shumë votues. Qytetarët nuk po votojnë vullnetin e tyre.

“Sot është një ditë e madhe dhe mëngjes i bukur. Besoj se qytetarët do t’i zgjedhin përfaqësuesit e listës së koalicionit “Liria”, për t’i përfaqësuar ata. T’i japim fund kësaj dhune të Beogradit për mos lirinë e qytetarëve tanë. Ne do t’i mbrojmë interesat e tyre’- tha Rada Trajkoviç.
Fluksi i qytetarëve për votim është vërejtur qysh në orët e para të hapjen që vendvotimeve.

Por të gjithë heshtin karshi asaj se çfarë përfaqësuesit e tyre politik të ndarë në dy pjesë mund të bëjnë për ta.

“Unë jam duke shkuar që të votoj, kjo është detyra ime sot si qytetare. Nuk di ç’ka të them për politikanët- tha një qytetar.

“Nuk e di çka të ju them për këtë- u shpreh një qytetar tjetër”.

Menaxheri i pikës në shkollën “Kral Milutin”, Vladimir Millkiç tregon se çdo gjë është duke shkuar sipas planifikimeve të KQZ-së.
Vetëm në Graçanicë të drejt vote kanë 22 mijë votues dhe është komuna e dytë pas Mitrovicës Veriore për numrin e madh të votuesve.

Top Channel