Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se në bazë të rezultateve të para të marra nga tereni ata i vendosin të parët.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një konference për media tha se matjet e tyre dhe rezultatet që ne i kanë marrë gjatë gjithë ditës e vendosin bindshëm LDK-në para partive tjera.

Abdixhiku: Rezultatet e para e vendosin LDK-në të parën

“Pas mbylljes së qendrave të votimit, rezultatet e para që po i marrim janë mjaft inkurajuese. Ato e vendosin LDK-në fituese të këtyre zgjedhjeve. Natyrisht ne i kemi parasysh matjet e Exit-Polleve, por të dhënat tona dhe matjet tona janë konfirmuese për festën e madhe që e presin pas pak orësh…Nuk ka heshtje jemi në festë, por jemi duke pritur rezultatet deri në fund, meqenëse nuk mund të shpallim fitoren pa numërimin e votave si ndodhë gjithherë. Ne kemi matjet tona, që vijnë nga tereni jemi të bindur që këtë proces e kemi përbyllur me një fitore të mirë…matjet tona dhe rezultatet që ne i kemi marrë gjatë gjithë ditës e vendosin bindshëm LDK-në para partive tjera”, tha Abdixhiku

Top Channel