Deri në orën 11:00, 174 mijë e 69 persona me të drejtë vote ose 9.64 përqind e votuesve. Këto të dhëna u thanë në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se në zgjedhjet e vitit 2017 deri në orën e njëjtë patën votuar 150 mijë e 244 votues ose 8 përqind.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se këto të dhëna vijnë nga 94 përqind e vendvotimeve në tërë territorin e Kosovës. Sipas saj procesi i votimit deri më tani është duke shkuar në rregull.

“Përveç disa incidenteve të izoluara ,sipas të dhënave që vinë nga dhoma operative, procesi i votimit është duke shkuar në rregull”, tha Daka.

Top Channel