Kosova po mban sot zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, nga ku do të dalë kryeministri i ri i vendit.

Këto votime vijnë pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryetarit të shtetit pasi ai u thirr për të dëshmuar në gjykatën speciale.

Një incident është regjistruar në Prizren ku një person ka fotografuar votën dhe për pasojë është arrestuar.

Rastin për Ekspres e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Është raportuar rasti, janë duke u ndërmarrë të gjitha vendimet konform zbatimit të ligjit edhe në bashkëpunim me Prokurorin”, ka thënë Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se I dyshuari është dërguar në sektorin e Hetimeve Rajonale.

“Kemi një të dyshuar, është dërguar në sektorin e Hetimeve Rajonale nën dyshimin e cenimit të fshehtësisë së votës. Ky deri më tani është rasti i parë i raportuar”, ka thënë Gashi.

Top Channel