Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec ku janë mbytur nënë dhe bijë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë bëhet me dije se 10-vjeçarja E.M është mbytur në gropën e vaditjes dhe aty pranë ka qenë duke punuar e ëmë.

Në tentativë për të shpëtuar të bijë ka humbur edhe ajo jetën.

Top Channel sjell foto dhe video ekskluzive nga vendngjarja.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec
Informacion paraprak.

Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rrëshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.

Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel