Demokracia në Veprim: Kanë votuar 9.4% e qytetarëve, ka raste të fotografimit të votës

06/10/2019 11:28

Demokracia në Veprim ka mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me parregullsitë që janë bërë deri tani gjatë procesit të votimiot në Kosovë.

“Deri në orën 11:00 kanë votuar 9.64% e qytetarëve me të drejtë vote, ose 174.669 bën me dije Demokracia në Veprim.

Cënimi i fshehtësisë së votës është manivestuar nga fotografimi i votës apo me publikimin e votës nga vetë personat.

Ka pas 21 raste të bërjes publike të votës në plot 21 vendvotme. Ka pasur edhe 57 raste ku persona të caktuar kanë qëëndruar pas kutisë së fshethtë të votimit.

5 raste ka pasur ku disa persona kanë hedhur 2 herë votën në kutinë e votimit. Kjo ka ndodhur në Rahovec, Prishtinë, Prizren dhe në Mitrovicën e Jugut.

Gjithashtu ka pasur dy raste të votimit më shumë se një herë Demokracia në Veprim ka bërë me dije se këto shkelke përbëjnë vepër penale.

Top Channel