Nëse thua Mc Kresha patjetër që do të thuash edhe Lyrical Son dhe anasjelltas. Gjatë gjithë viteve të karrierës së tyre kanë treguar që miqësia dhe respekti për njëri-tjetrin shkon përtej artit që bëjnë.

Këtë e vërtetuan edhe në studion e Luana Vjollcës duke u përfshirë në lojrat e “Shiko kush LUAN”. Ata ishin përballë njëri-tjetrit në lojën “Shiko kush përgjigjet” dhe me plot humor e seriozitet kur duhej, u përgjigjën për ti dhënë pikë skuadrave të tyre.

Kështu mësuam se ata janë njohur në vitin 2000 dhe që atëherë u bënë të pandashëm, se tregu muzikor në Shqipëri e Kosovë nuk është aspak i tejmbushur sipas tij madje është në kulmin e tij. Klikimet dhe blerja e tyre janë evidente në trgun muzikor në Shqipëri e Kosovë por njerëzit që vijnë në koncerte janë klikimet e Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Për Lyrical arritja më e madhe në jetë është të qenurit baba, me shumë humor tregoi se padashje ka dërguar një mesazh ish të dashurës e më pas e ka fshirë, vajza më seksi në showbizit shqiptar është Anxhela Martini.

E veç të gjithave të dy kanë të njëjtat prioritete: Familjen, karrierën e në fund paratë. E gjithë loja u realizua me sportivitet dhe humor çka na tregoi edhe një here pse funksionojnë kaq mirë Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA