Presidenti Meta në koncertin për nder të At Gjergj Fishtës – FOTO

04/10/2019 15:15

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot dhe përshëndeti veprimtarinë kulturore dhe koncertin festiv të Shoqatës “Kuvendi Folklorik Kombëtar” që u mbajt për nder të At Gjergj Fishtës në Lezhë.

Në profilin e saj social “Facebook”, Presidenti Meta shkruan se ishte i lumtur që ishte pjesë e kësaj veprimtarie kulturore të organizuar në nder të Gjergj Fishtës.

“Me shumë kënaqësi pranova ftesën e Shoqatës “Kuvendi Folklorik Kombëtar”, për të marrë pjesë në veprimtarinë kulturore të organizuar në qytetin e mrekullueshëm të Lezhës, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës.

Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, misioni i tij fisnik, që na la trashëgimi dhe prej të cilës ne frymëzohemi edhe sot, ishte Shqiptaria, heroi dhe misionari i kombit, që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete”.

Në fjalën e tij ai citon fjalët e Gjergj Fishtës:

“Të punojmë për Shqipërinë, të ruajmë unitetin, të mirën dhe të ardhmen e saj.
Sepse siç ka thënë edhe At Gjergj Fishta: “Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”

FOTO GALERI
3/4

Top Channel