Një fitore e madhe karakteri për Fejnordin që mundi 2-0 Porton, pretendente kryesore për trofeun. Në Roterdam vendosën dy gola në fraksionin e dytë nga Tornstra dhe Karsdorp.

Surprizë ishte dhe fitorja e Uolvërhempton në Stamboll 0-1 ndaj Beshiktashit, me rrjetën e Boli në minutën e 3 shtesë, kur askush nuk e mendonte.

Arsenal konsolidoi kryesimin në grupin F me suksesin 4-0 ndaj Standardit të Liezhit. Martineli dy herë si dhe rrjeta e Uillok dhe Sebajos, mjaftuan për të sjellë festën në Emirejts Stedium.

Lacio mori 3 pikët e para me fitoren e vështirë 2-1 ndaj Ren, që e mban në lojë për kualifikimin.
Italianët prevaluan në stadiumin Oli’mpiko falë Milinkoviç Saviç dhe Imobile. Për tu shënuar gjithashtu dhe suksesi i një pretendente tjetër për trofeun si Sevija, 1-0 në shtëpi ndaj Apoelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA