25/11 10:15
MGM Resort ka arritur një ujdi me të afërmit që i paditën pas masakrës së 1 tetorit, 2017, që la 58 të vdekur.
Marrëveshja pritet të arrijë dri në 800 milionë dollarë, në varësi të paditësve që kanë marrë pjesë.
Kompania pret që gjyqi të ketë përfunduar nga fundi i vitit 2020.
“Qëllimi ynë ka qenë gjithnjë që t’i zgjidhim këto çështje, në mënyrë që komuniteti, viktimat dhe familjarët e tyre të vazhdojnë me procesin e shërimit nga kjo dhimbje e madhe”, tha drejtuesi i MGM, Xhim Murren.
Më 1 tetor të vitit 2017, Stiven Pedok hapi zjarr që nga dhoma e hotelit “Mandala Bay Resort and Casino”. Ai qëlloi pjesëmarrësit në një koncerti muzikor duke vrarë 58 prej tyre e duke plagosur qindra të tjerë.
Top Channel