“Një mjek nuk mund të përballojë 100 pacientë në ditë”/ Erjona Rusi replikë me gazetarin: Po punove me kushte kafshërore, kafshë do bëhesh 29/10 23:34
Gjatë fjalimit të tij të gjatë në Parlament, ku foli rreth procesit të negociatave, kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën jashtëparlamentare, që sipas tij i kërkon “të hapë krahun”.
“T’i thotë një këmbësor që rri te hija e fikut një makine hap krahun?” u shpreh Rama.
Me tej, kryeministri e ftoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën të ulet në tryezën e reformës zgjedhore për t’u marrë me rekomandimet e OSBE-ODIHR- it.
“Me çfarë dekreti hyjnor më nis mua plane”, iu drejtua Rama Bashës, i cili i kërkoi kryeministrit që të zbatojë planin e hartuar prej opozitës ose të hapë krahun.
Top Channel