Komisioni i Venecias ka bërë publik opinionin ndaj ligjit të pronave të qeverisë duke e cilësuar këtë të fundit, si të paqartë dhe me mungesë saktësie “për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë që i njeh Këshillit të Ministrave”.

Ndër të tjera, thuhet:

“Projektligji në versionin e tij aktual nuk ka qartësi dhe saktësi për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë që i njeh Këshillit të Ministrave, mungesa e hapave themelore procedural dhe afatet e përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve. Ekziston një rrezik i lartë që projektligji mund të ngre çështje të pajtueshmërisë me nenin 1 të Protokollit të Parë të KEDNJ, si dhe me Kushtetutën shqiptare.”

Më tej shkruhet:

Në veçanti nenet 7 dhe 9 të projektligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta dhe për këtë arsye paraqesin një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

FOTO GALERI
16/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA